fbpx

(VIDEO) U mbajtën protestat mbarëpopullore në Preshevë

Mediat lokale nga Presheva kanë raportuar për pjesëmarrjen e rreth 10 mijë protestuesve kundër vandalizmit serb me rastin e heqjes së lapidarit.

Në fillim të protestës u lexuan reagimet e Qeverisë shqiptare, të Kosovës dhe të përfaqësive diplomatike të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe OSBE, për ruajtjen e qetësisë dhe tejkalimin e situatës, ndërsa më pas u lexua edhe deklarata e përbashkët e tërë spektrit politik shqiptar të Luginës. 

Në deklaratën e lexuar nënvizohet:

Në qytetarët  shqiptarë të Luginës, nga tubim protestues dënojmë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë gjatë luftës së UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik ë shqiptarëve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.  Me këtë rast Serbia i ka shkel të gjitha konventat ndërkombëtare, kompetencat e pushtetit vendor e sidomos vullnetin për kompromis me përfaqësuesit politik dhe faktorit ndërkombëtare. Shprehim shqetësim të madh lidhur me provokimin që u bë me ngritje memorialit përkujtimor të policisë serbe mbi fshatin Lluqan, vendbanim me popullatë shqiptare. Këto dy akte barbare shprehin vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të qeverisë serbe ndaj komunitetit të popullatës shqiptare. Në këtë situatë të tensionuar të ngarkuar me etiketime dhe fyerjen ndaj luftës së shqiptarëve për liri dhe barazi, ne shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojmë:

-Ndërprerjen e retorikës së vrazhdë kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës;

-kërkojmë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtar të kthehet lapidari i dëshmorëve të kombit, komfor kompetencave të pushtetit vendor,

-kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të përkrahet iniciativa e pushtetit lokal në Bujanoc për largimin memorialit të forcave speciale serbe nga fshati Lluqan dhe vendbanimet shqiptare;

-të filloj procedura gjyqësore në nivelin vendor dhe Gjykatën e Strasburgut, ndaj shkeljeve të rënda që u bënë gjatë procesit të largimit arbitrar të lapidarit, vendosjen provokative të memorialit në Lluqan dhe mohimit të të drejtave të shqiptarëve ;

– të fillojnë proceset gjyqësore për ndriçimin rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të civilëve shqiptarë nga periudha e viteve 1999-2001;

-kërkojmë nga qeveria e Beogradit që urgjentisht të liroj logjikën e dhunës, ultimatumeve dhe arbitraritetit në komunikim me shqiptarët, konform kësaj largimin e forcave speciale,nga Lugina e Preshevës dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtarisht të marra ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen e Konçulit;

-kërkojmë rinisjen e dialogut serioz të Beogradit me përfaqësuesit e shqiptarëve me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për zgjidhjen e problemeve të hapura të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,

– ndërprerjet e vazhdueshme të ish ushtarëve të UÇPMB-së, dhe respektimin me çdo kusht të aktit të amnistisë,

-ftojmë Bashkësinë Ndërkombëtare të jetë më proaktive në pengimin e më tejmë të diskriminimit dhe trajtimit të dhunshëm të popullatës shqiptare dhe eliminimin praktikave të dyfishta të të drejtave individuale dhe kolektive;

-Apelojmë tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, në Kosovë dhe rajon, që të ruajnë qetësin në tejkalimin e kësaj situate të krijuar në rajon./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button