RMV, Qeveria nuk vendosi për orë policore, por për përforcim të kontrolleve policore në disa komuna

Në seancën e 63-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk u vendos për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, por u vendos për mobilizimin e Ministrisë së punëve të brendshme, Policisë financiare dhe Këshillit të inspektoratit që të përforcojnë kontrollin e tyre në disa qytete të vendit me qëllim respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Qeveria theksoi se kontrolli do të përforcohet në komunat e Shkupit, komunën e Kumanovës, Likovës, Shtipit, Karbincit, Tetovës dhe komunat e saj, si Bogovina, Bërvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci.

Në seancë u vendos që Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar kur të jep vendim për izolim, të detyron qytetarët të instalojnë aplikacionin StopKorona.

“Çdo shkelje e rregullave të vendimit për izolim, do të sanksionohet me karantinë shtetërore”, deklarojnë nga Qeveria.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dje në konferencën për media theksoi se në lidhje me masat e reja, kufizimet shtesë, që vijnë si propozime nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, do të diskutohet të sot në qeveri.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informon se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 person nga virusi korona, janë regjistruar 87 raste të reja, ndërkaq 5 pacientë janë shëruar, Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 3.239, të vdekurve 157, shëruarve 1.658, ndërkaq për momentin në vend ka 1.424 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button