Në Tetovë të infektuarit kryesisht nuk kanë simptome, mes tyre ka të moshës 0-9 vjeç

Nëntë raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në Tetovë me rrethinë, në mesin e tyre një foshnje 4 muajsh dhe një fëmijë 4 vjeçare. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë rajon është 301. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë njoftojnë se shumica e rasteve të reja janë asimptomatike, shkruan Portalb.mk.

Nga gjithsej 9 raste të reja me virusin korona të regjistruara sot në vend, 6 prej tyre janë nga Komuna e Tetovës kurse 3 nga Komuna e Zhelinës, kështu qëndron situata me të infektuarit sipas komunave reale:

  • Komuna e Tetovës 165 (9 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës 58 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës 36 (2 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bërvenicës 19 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës 13 (2 kanë ndërruar jetë)
  • dhe Komuna Zhelinës 10 të infektuar (4 persona kanë ndërruar jetë)

Në këtë rajon janë evidentuar nga Qendra për Shëndet Publik gjithsej 33 vatra të virusit korona, përfshirë këtu edhe vatrën e re në Komunën e Zhelinës.

“Ditëve të fundit me virusin korona në këtë rajon dominon edhe mosha e re, ka numër të caktuar të të infektuarve të moshë 0-9,  ndërsa pjesa më e madhe janë të moshës 30-40, shumica e të infektuarve janë asimptomatik” tha Naim Skenderi nga Qendra për Shëndet Publik, Tetovë.

Komuna e Gostivarit

Në Gostivar me rrethinë numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi korona ka arritur në 51, Taravari sot në një konferencë për shtyp potencoi rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse.

“Të gjitha institucionet të cilat ishim prezentë në mbledhje sot, konstatojmë se duhet të vazhdohet me respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve sepse bëhet fjalë për shëndetin publik dhe të gjithë kemi përgjegjësi pa përjashtim” tha sot Arben Taravari.

Në këtë rajon gjithsej në vetizolim janë 580 persona, edhe atë 16 në Tetovë kurse 67 në Gostivar.

Ndryshe, në rajonin e pollogut Komuna e Tetovës vazhdon të ngele si më e rrezikuara nga virusi korona, me gjithsej 165 të infektuar, menjëherë pas saj si vatër e virusit aktualisht konsiderohet Komuna e Tearcës dhe Komuna e Bogovinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button