ESSH: Numri i personave të vdekur në vitin e kaluar është rritur për 3,6%

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut në vitin e kaluar është rritur për 3,6%, në krahasim me vitin paraprak, gjegjësisht me vitin 2018-të, dhe është 20.466 persona të vdekur, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH), prej të cilëve numri më i madh i të vdekurve është nga Shkupi 5.510. Sipas gjinisë, më shumë të vdekur ka meshkuj, gjegjësisht 10.616 apo 51,9%, njofton Portalb.mk.

Numri i foshnjave të vdekura është 112, ndërkaq pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0,5%, në 100 persona të vdekur.

Sipas muajve, janari ka pasur më shumë vdekje – 2.027, shkurti – 1.871 dhe marsi 1.925. Mosha mesatare te të ndjerit meshkuj është 71,6 vjet, ndërkaq te femrat 76 vjet, ose për 4,4 vjet është me lartë se mosha mesatare e vdekjes te gratë.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar, ESSH ka regjistruar se në numrin e përgjithshëm të të vdekurve pjesëmarrje më të madhe kanë personat me sëmundje të sistemit qarkullues, edhe atë 51,8%, pastaj personat që kanë si arsye vdekjen janë neoplazmat, me pjesëmarrje 18,6%, me 4% janë të përfaqësuara rastet ku arsye për vdekje janë endokrinet, sëmundjet metabolike dhe nutritive, ndërkaq rastet me sëmundje respiratorë janë vetëm 4,4% si arsye për vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button