Orë e re policore apo kthim në normalitet

Komisioni për sëmundje infektive propozon orë policore nga ra 22 deri në 5 të mëngjesit për qytetet Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip. Por, a ka efekt kufizimi i lëvizjes dhe i dëgjuan këshillat e veta politikanët, të cilët bënin thirrje për të qëndruar në shtëpi?

Ora policore për fundjavën e zgjatur përfundoi, ndërsa shumë qytetarë e kanë kaluar atë në vende ku nuk kishte kufizime aq të rrepta për lëvizjen dhe të njëjtën e bënë edhe disa politikanë. Ndërkohë dënime u janë shqiptuar shkelësve, ndërsa ata që qëndruan 80 orë të mbyllur në shtëpitë e tyre reaguan në mediat sociale se veprimet e tilla mund të shkaktonin zona të reja të nxehta në vende ku nuk ka pothuajse asnjë të infektuar, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Shteti po përballet me një valë të dytë të koronavirusit që është rezultat i mosrespektimit të masave, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para disa ditësh kur u regjistrua rekordi prej 180 rasteve të reja të Kovid-19.

Gjatë fundjavës së fundit, sipas të dhënave të MPB-së, ndalimin për lëvizjes në nivel të gjithë vendit nuk e kanë respektuar 358 persona, 310 prej të cilëve janë privuar nga liria, ndërsa të tjerëve u  janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura. Ndërkohë, për 704 persona janë lëshuar kallëzime kundërvajtëse për mos mbajtje të mbrojtjes së fytyrës.

nga ra 22 deri në 5 të mëngjesit për qytetet Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip

Komisioni për sëmundje infektive propozon orë policore  nga ra 22 deri në 5 të mëngjesit për qytetet Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, ndërsa për pjesën tjetër të vendit nuk do të ketë masa kufizuese shtesë. Komisioni do t’ia paraqesë propozimin Qeverisë, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

Ora policore gjatë tre ditëve të kaluara është e pakuptueshme, sepse përveç faktit që mund të kontrollohen ata që janë në izolim, nuk ka asnjë efekt tjetër, thotë mikrobiologu profesor Nikolla Panovski. Sidoqoftë, sipas tij, masa e kufizimit të lëvizjes nuk është dashur të shfuqizohet paraprakisht, por vetëm të zbutet.

“Pra, kur ishte ora 19:00, u deshën vetëm tre orë për ta shkurtuar atë, më shumë për shkak të njerëzve dhe jo nga pikëpamja mjekësore. Përndryshe, nuk duhej të shfuqizohet aspak, sepse ajo u bë kur ende kishte pikat e nxehta dhe numri po rritej. Heqja e të gjitha masave dhe e orës policore ishte e pajustifikuar nga pikëpamja shëndetësore, por nga pikëpamja psikologjike dhe politike, është çështje tjetër. Për sa i përket përhapjes epidemiologjike të sëmundjes ishte e paarsyeshme dhe tani do të ketë efekte shumë më pak sesa të mos shfuqizohej fare. Është mirë që po e kthejnë atë, por nuk duhej të ishte shfuqizuar aspak, sepse të rinjtë janë ata që shëtitin natën dhe nuk mund të kontrollohen”, thotë Panovski.

Jeta duhet ngadalë të vazhdojë përpara dhe në vend që të pyesim nëse është e drejtë që banorët e Shkupit të qëndrojnë dhe që të gjithë të tjerët të largohen nga kryeqyteti, duhet të gjejmë zgjidhje më racionale se si do të përballemi me sëmundjen, thotë profesori Nikolla Dujovski. Sidomos pasi edhe vendet tjera të Ballkanit po kthehen në normalitet, shton ai.

“Unë jam për atë që ta pranojmë realitetin e ri. Patjetër duhet të jetë ashtu. Nëse autoritetet shëndetësore mendojnë me maturi, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo krizë nuk është vetëm shëndetësore, por edhe siguri dhe ekonomike. Do të tregohet më vonë se edhe sfera tjera të jetës shoqërore do të jenë shumë të zëna. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se në koordinim duhet të mendojmë që të jetojmë normalisht” ka porositur Dujovski.

Ndërsa shkupjanëit ishin të mbyllur, babai i qytetit Petre Shilegov kaloi orën policore e kaloi në shtëpinë e tij verore në Mavrovë. Anëtari i partisë tij, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikolovski nga Berova, u uroi qytetarëve një fundjavë të këndshme. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolovski ishte në vendlindjen e tij në Ohër, duke thënë se partia e tij ishte kundër futjes së karantinës. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ishte parë më parë në një palestër gjatë orës policore, e më pas në një kafene në Debar Maallo, megjithëse objektet hotelerike lejohet të pranojnë mysafirë vetëm në tarraca.

Sjellja e politikanëve është e papërgjegjshme, vlerëson Dujovski.

“Të gjithë kanë të drejtë të vendosin se çfarë të bëjnë kur lëvizja e tyre nuk është e kufizuar. Por nuk është morale dhe etike të thërrasësh për të qëndruar në shtëpi. Të qëndrojmë në Shkup. Të mos grumbullohemi në grupe, ndërsa ju të bëni të kundërtën. Të gjithë ose shumica e atyre që i pamë jashtë Shkupit më parë kishin bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi. Edhe qeveria, edhe opozita dhe këtu është cilësia morale që unë mendoj se është në një nivel mjaft të palakmueshëm. Të tillë janë politikanët tanë. Është parimi që ata gjithmonë flasin për një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Qysh moti është kështu. Unë nuk besoj se kjo gjeneratë e politikanëve mund të ndryshojë shumë në atë aspekt”, thotë Dujovski.

Pasi javën e kaluar u regjistrua numër më i madh i të infektuarve me virus, Qeveria vendosi që të mbyllë të gjitha komunat e Shkupit, komunat përreth Shkupit si Haraçina, Zelenikova, Ilindeni, Petroveci dhe Studeniçani dhe në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc ku u regjistruan më së shumti raste me koronavirus u desh të përfshihen në karantinën plotë gjatë fundjavës së e zgjatur, ndërsa në qytetet tjera u aplikua ora policore që fillonte në orën 16:00. Në tërë territorin e shtetit u ndalua vizita në varreza.

Aktualisht në vend ka 1.226 raste aktive të sëmurëve me Kovid-19, më së shumti në Shkup-658.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button