Vasileski: Nëse vendimi i KSHZ-së do të ishte në dobi të LSDM-së, “27 prilli” do të ndodhte më herët

Aleksandar Vasilevski – Ninxha sot është paraqitur në Gjykatën Penale të Shkupit në rolin e dëshmitarit në lëndën për organizimin e ngjarjeve të “27 prillit” në vitin 2017-të, njofton Portalb.mk.

Ai përpara të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, e ka dhënë versionin e tij për ndodhitë që i kanë paraprirë ditës së sulmit të dhunshëm në Kuvend.

Në natën pas ditës zgjedhje, pra më 11 dhjetor të vitit 2016-të, Vasilevski theksoi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe funksionarët partiak e kanë festuar fitoren në “Skaj bar” në hotel “Rusia”. Dy ditë pas festës janë dorëzuar ankesat dhe kanë filluar të organizojnë protesta përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) për të cilat udhëzimet kanë ardhur nga VMRO-DPMNE.

“Ka pasur udhëzime për hyrje në ndërtesën e KSHZ-së dhe të veprohet në drejtim të frikësimit të anëtarëve të Komisionit të mos vendosin kundër VMRO-DPMNE-së. Ndodhitë e “27 prillit” do të ndodhnin më herët nëse KSHZ do të miratonte vendim në dobi të LSDM-së”, tha Aleksandar Vasielvski – Ninxha.

Vendimi ka qenë në dobi të VMRO-DPMNE-së, por partia megjithatë nuk formoi Qeveri dhe për këtë i organizoi protestat nën moton “Për Maqedoni të përbashkët”.

“Thirrjet për protesta masive kanë shkuar prej sekretarit të përgjithshëm, Kiril Bozhinovskit dhe prej sekretarit organizativ, Spiro Ristovski”, tha Vasilevski.

Protestat, ashtu siç tha Vasilevski i ka organizuar VMRO-DPMNE nëpërmjet komiteteve komunale, ndërkaq të punësuarit në çerdhe, Ujësjellës dhe Kanalizim dhe institucione tjera të cilët kanë qenë anëtarë në parti është dashur të dalin dhe t’i përkrahin.

Vasilevski sot tha se me urdhër të Atanasovskit janë ndjekur funksionarët e LSDM-së, në mesin e të cilëve edhe Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski, por edhe analistin politik, Albert Musliu.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov.

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish pjesëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PThP.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button