Qeveria: Për momenti nuk ekzistojnë arsye për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Gjendja e katërt e jashtëzakonshme, e cila së fundmi është 14 ditë skadon të shtunën, më 14 qershor. Nëse nuk do të vazhdohet, ajo do të nënkuptojë se më 5 korrik do të duhet patjetër të mbahen zgjedhjet, por si problem paraqitet rritja e numrit të të infektuarve nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

Nga ana e Qeverisë theksojnë se tani për tani vlerësojnë se nuk ka nevojë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Qeveria për këto dhe tjera çështje lidhur me KOVID-19 do të mblidhet dhe do të vendos gjatë ditëve në vazhdim. Në pajtueshmëri me vlerësimet, për momentin nuk ekzistojnë arsye për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke e pasur parasysh se sistemi shëndetësor është i gatshëm për periudhën e ardhshme, masat ekonomike janë tërësisht të rregulluara dhe në fazë të zbatimit, a për restrikcione të reja në të ardhmen, gjendja e jashtëzakonshme nuk është e nevojshme”, thonë nga Qeveria.

Zgjedhjet u shpallën më 16 shkurt dhe duhej që të mbahen në afatin kushtetues prej 60 ditëve pas shpallje. Por, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë KOVID-19, zgjedhjet u anuluan, afatet u ngrinë deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria më 22 mars e miratoi dekretin për zgjedhjet.

Sipas dekretit qeveritar, zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, pra më 5 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button