23 organizata civile fitojnë grante

Qendra për zhvillim institucional – CIR në kudër të programit “CIVICA Mobilitas” financuar nga Agjencia zvicrane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), e përfaqësuar nga Zyrja zvicrane për bashkëpunim në Maqedoni, u ndau mbështetje financiare 23 shoqatave civile dhe shoqatave që synojnë të kontribuojnë në ndryshimet positive të shoqërisë në tërësi.

Ambasadori i Zvicërës, Stefano Lazaroto do t’i ndajë grantet, ndërsa njëherit do të prezantohen edhe organizatat dhe shoqatat civile që kanë marrë mbështetje institucionale dhe projektuese për vitin 2013.

Fushëveprimi i punës së orgaanizatave – fituese të granteve është në sferën e sundimit të mirë, transparencës dhe raportimit, të drejtat  e njeriut dhe marrëdhëniet ndëretnike, planifikimi urbanistik, kultura dhe të rinjtë, mbrojtja sociale, arsimimi, barazia gjinore, zhvillimi rajonal, zhvillimi rural dhe shëndetësia.

Vlera e përgjithshme e programit “CIVICA Mobilitas” gjatë katër viteve të fundit është mbi 5 milionë franga, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të kontribuojë në forcimin e organizatave civile në proceset demokratike në vend. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button