Mustafa: Fondamenti rugovist i LDK-së nuk mund të zëvendësohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populiste

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i kanë dhënë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti.

“U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen. Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në dikasteret qeveritare”, është shprehur Mustafa, transmeton Klan Kosova.

“Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së”.

Mustafa përmes Facebook ka folur edhe për ata Brenda partisë që nuk kanë dhënë mbështetje për Qeverinë Hoti, në krye të të cilëve qëndron Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fondamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button