fbpx

ASHMAA: Gjatë shkëmbimit të informacioneve të mos bëhet favorizim i mediave

Për shkak të shfaqjes së informacioneve të pa verifikuar dhe jo të plotë lidhur me numrin e personave të infektuar me kovid-19 në vend, përkujtojmë se në një situatë të tillë informimi i saktë dhe me kohë i qytetarëve është prioritet kulmor dhe ka rëndësi thelbësore për interesin publik, thuhet në një deklaratë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

“Në të njëjtën kohë, është vërejtur praktika që institucioneve shëndetësore kompetente të favorizojnë media të caktuara dhe ato janë të parat që marrin informacione në lidhje me  koronavirusin. Agjencia përsëri apelon tek autoritetet kompetente të shpërndajnë informacione të plota deri  te të gjitha mediat në të njëjtën kohë dhe të sigurojnë qasje të barabartë për të gjithë. Në të kundërtën, ato mund të bëhen burim i mundshëm i dezinformatave”thonë nga ASHMAA.

Duke e pasur parasysh rolin me përgjegjësi shoqërore, ASHMAA u bëri thirrje mediave, në punën e tyre të udhëhiqen nga standardet dhe parimet e gazetarisë profesionale e jo nga parimi i ekskluzivitetit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close