OKB: Rreth 25 për qind e të prekurve me COVID-19 në Jemen kanë humbur jetën

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se rreth 25 për qind e të prekurve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Jemen kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA) në Jemen, thuhet se autoritetet në Jemen kanë njoftuar se që nga 10 prilli kur është konfirmuar rasti i parë në vend e deri më tani janë shënuar 486 raste dhe se 112 prej tyre kanë humbur jetën.

Norma e vdekjes ka arritur në shifra shqetësuese në 24.77 për qind theksohet në deklaratën në të cilën thuhet se 75 për qind e rasteve të konfirmuara përbëhen nga meshkujt e grupmoshës 45-59 vjeç.

Nga pikëpamja e përhapjes së pandemisë rajoni Aden renditet i pari me 130 raste, i cili ndiqet nga Hadramawt me 126 raste njoftohet në deklaratën në të cilën theksohet se raportet tregojnë që qindra persona në vend kanë humbur jetën nga simptoma të ngjashme me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button