fbpx

Pa NATO dhe BE, në çka të qëndrojmë ne?

A ju kujtohet njëra prej deklaratave më bombastike të BDI-së, nga koha kur me çdo fjalë synonte të argumenton se e ka vendin në qeveri. Atëherë, më duket se ishte drejtori i tanishëm i postës, Rafiz Aliti, ai i cili tha se, shqiptarët do hyjnë në BE dhe NATO, pa marrë parasysh të tjerët. Sot pra krejt mund të marrin frymë lirshëm.

Pas mendimit të djeshëm për Maqedoninë nga BE është e qartë se këtu jemi, të gjithë: maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë. Të vetmit të cilët suksesshëm tani më janë në BE, janë aplikuesit tanë për azil, në ndonjë shtet evropian.

Ka shumë fjalë në atë fshesë evropiane, prej dhënies gajret deri në fjalë të pakuptueshme, të cilat rëndë përkthehen dhe ende më rëndë kuptohen, por përparimi është vetëm në kah të kundërt.

Prej një kushti u bënë tre, prej “shteti juaj” jemi të avancuar në “Shkupi”, ky HLAD-i do na i nxeh kokat edhe gjatë kohë dhe, prej një shteti me të cilin kishim problem, tani u bënë shumë shtete. Nuk është vetëm Bullgaria, por edhe ajo, në kumtesën zyrtare tha se i bashkëngjitet shteteve (në shumicë), të cilat mendojnë se, nuk duhet të nisin negociatat e BE-së me neve.

Sigurisht, në aq fjalë dhe paqartësi, ka shumë hapësirë që çdokush të orvatet të potencojë vetëm diçka prej tyre dhe të përpiqet që me liferime të ndryshme ta defokuson fajin nga vetvetja. Kjo vetëm se filloi të bëhet dhe gjithsesi do vazhdojë.

Krejt ne që menduam se BE –së i hyri vetja në qef në rolin e Itar Pejo dhe se neve do na godas ndonjë fitim i rastësishëm, u dëshpëruam. As sorra nuk na ateroi mbi kokë, e lere më ndonjë pëllumb. Tani na mbetet të kuptojmë se kjo ka qenë dhe është ndonjë shfaqje e Molier-it, por për, vet neve.

Ashtu që nëse vendosim të qeshemi ajo do jetë shumë buzëqeshje e hidhët. Prapëseprapë edhe në BE-në e ëndrrave, për të fituar në loto duhet ta kishe paguar tiketën.

Por jeta vazhdon, BE-ja kudo që të jetë ne këtu jemi. Gjithsesi në Evropë. Kjo gjë nuk ndryshohet me asnjëfarë shëtitje të përfaqësuesve tanë, me para tonat, në gjithë kontinentet tjera. 

Pasi është e qartë, nga fjalitë e parenditura, se edhe unë vet kam nevojë ti them vetes fjalë për tu qetësuar nga kjo thyerje e ëndrrës evropiane, do ia lejoj vetes të ndaj disa fjalë me lexuesit. Një propozim dhe një barsoletë.

Propozimi përbëhet nga ajo që ne tani të bëhemi evropianë të vërtetë dhe të kërkojmë përgjegjësi. Mendoj se ajo të cilën deri tani e bënim, qytetarët të jenë më të përgjegjshëm për eurointegrimet, më shumë të shpresojnë dhe më shumë të ëndërrojnë për këtë proces, se sa ata të cilët këtë e kishin punë të tyre, ishte gabim. Përfaqësuesit tanë politik, deri më tani, me para tonat por edhe me para evropiane, ishin më të liruar se qytetarët.

Disa prej tyre bile na qeshnin nën mustaqe, edhe pse nuk kanë mustaqe pasi për mustaqe dhe mjekër duhet të kesh fytyrë dhe faqe. Na qeshnin për atë se sa ne besonim, shpresonim dhe ëndërronim për BE-në.

Ajo çka tani propozoj është që ne të lirohemi e ata të shtrëngohen. Në politikën evropiane dhe në çdo politikë normale ka një institucion për përgjegjësinë: dorëheqje. Askush, askund, por as ne këtu, nuk i zgjedh politikanët që ata të na tregojnë se cilat probleme janë të pazgjidhshme. Ata janë për ti zgjidhur të njëjtat.

Nëse duan të lirohen ja le të vijnë në shtëpi, këtu, me qytetarët, dhe vetë le të ndjekin se çka është e zgjidhshme e çka jo. Vendi për ndjekjen e proceseve është në shtëpi kurse qeveria është vendi për ata të cilët kanë dije, guxim dhe të cilët do japin kontributin  tyre në proceset.

Kurse barsoleta është për ata që më direkt nga votuesit e tyre kërkonin legjitimitet mu për EU dhe NATO integrimet: BDI. Atyre, prej tani, votuesit mund ti pyesin sikur ai papagalli i trajnuar nga barsoleta. Na ishte një papagall shumë i mençur. Pronari ia shiti atë një zengjini taze, me lavdërimin se ky papagall i kupton urdhrat. E provuan para shitjes dhe papagalli vërtet dëgjonte kur i urdhërohej ngrinte këmbën e majtë. E lëshonte atë.

Më pastaj e ngrinte këmbën e djathtë, në urdhrin e tretë. Ky far zengjini e çon papagallin në shtëpi dhe menjëherë ka dashur të shfaqë gjithë atë që din papagalli. Ngrite këmbën e djathtë. U krye. Pa i dhënë urdhër që ta lëshonte, menjëherë ia dha edhe urdhrin e dytë: ngrite këmbën e majtë! Edhe papagalli, i cili nuk ishte i trajnuar edhe për këtë por ja që, sigurisht nga shkëlqimi momental i inteligjencës emotive, si në barsoletë pyeti: e mirë pra, unë në çka të qëndroj?

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button