Tenisti që luajti 26 vjet dhe i humbi të gjitha 270 meçet

Italiani Enrico Becuzzi luan tenis prej vitit 1994. 47-vjeçari ka deri më tani 270 meçe, ndërsa i ka humbur të gjitha.

Gazeta e madhe spanjolle, Marca, të hënën ka shkruar për bilancin e Becuzzit. Sipas Marcas për 26 vjet ai ka marrë pjesë në çdo turne ku mendonte se mund të realizojë ëndrrën – të fitojë një meç që i jep pikë për të hyrë në ranglistën e ATP-së. Por deri më tani nuk ia ka dalë, ndërkohë që seria e humbjeve është rritur vazhdimisht. Seria ka shkuar në 270 humbje deri më tani, shkruan Marca.

Humbjen e fundit e ka pësuar më 16 dhjetor në një turne në Turqi. Ka luajtur në çift me turkun Emir Sendogan, por prapë e humbi rastin për të hyrë në ranglistën e ATP-së. Dy tenistë rus fituan ndaj tyre. Më pas stinori i tenisit u ndërpre për shkak të pandemisë.

Tregimi për sportistin nga Pisa është paraqitur nga Wall Street Journal, që e ka vlerësuar “legjendë të tenisit sfidues”. Ai ka udhëtuar nga Amerika e Jugut e deri në Kinë në tentim për të zënë vend në ATP.

“Kam filluar të luajë vonë, kur isha nëntëvjeçar. Prej atëherë kam rënë në dashuri me tenisin. Jam rritur duke shikuar legjendat e viteve tetëdhjeta, Lendl, McEnroe, Wilander dhe Connors. Dhe gjeniun Guillermo Vilas’, ka thënë Becuzzi.

“Tenisi është pasioni im. Kam filluar vonë edhe me gara, në moshën 21-vjeçare. Më kanë thënë se tashmë jam i rritur. Por nuk jam brengosur. Nuk ka moshë kur bëhet fjalë për realizim të ëndrrës”.

Ai ka treguar se në vitin 2003 në një turne në Sofje ishte pranë që të fitojë meçin e parë. Të nesërmen ka ushtruar edhe më shumë.

“Derisa të kam forcë dhe dëshirë, unë do të provoj. Nuk dua të dorëzohem. Po shikoj për fitore, vetëm një dhe më pas pensionohem”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button