Deri në 2020, çdo njeri në botë do të ketë 5,200 GB të dhëna

Gjatë tetë viteve të ardhshme, sasia e prodhuar e të dhënave dixhitale do të jetë 5,200 GB për çdo njeri në tokë, sipas studimit të Digital Universe, që do të thotë 57 herë sa sasia e të gjithë kokrrizave të rërës së plazheve në planet.

Të dhënat priten të dyfishohen çdo dy vjet deri në vitin 2020, pjesa më e madhe e të cilave nuk do të krijohen nga njerëzit, por nga makineritë duke qenë se komunikojë me njëra tjetrën nëpërmjet network-ut.

Megjithatë, vetëm një fraksion i vogël i të dhënave të prodhuara janë eksploruar për vlerën e tyre nga analistët e të dhënave. IDC llogarit se deri në 2020, 33 përqind e të gjithë të dhënave do të përmbajnë informacion të vlefshëm për t’u analizuar.

Shpjegimi sipas Digital Universe

Digital Universe përfshin gjithçka, që prej imazheve dhe videove të upload-ra në YouTube nga telefonat, deri te filmat dixhitalë që popullojnë TV-të HD.

Gjithashtu përfshin të dhëna më tradicionale si ato bankare nga një ATM, të sigurisë në aeroporte dhe të eventeve madhore siç janë Lojërat Olimpike apo përplasjet subatomike regjistruar nga Large Hadron Collider në CERN.

Përdorimi i bizneseve “inteligjente” për të analizuar të dhënat mund të zbulojë modele në përdorimin e mediave sociale, lidhje reciproke të të dhënave shkencore nga studime diskrete, informacione mjekësore të ndërlidhura me të dhëna sociologjike, sikurse dhe imazhe nga filmimet e sigurisë./pc-world/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button