Kosova publikoi rezultatet e virusit korona për 24 orët e fundit

Të hënën janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK). Rastet e reja janë nga komuna të ndryshme si Vushtrria, Prizreni, Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mamusha, Mitrovica e Rahoveci.

Ndërkohë janë shëruar 22 pacientë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 912.

Të hënën janë testuar 231 mostra. Vushtrria vazhdon të jetë shumë e goditur, ndërsa të hënën në këtë komunë janë konfirmuar 15 raste. 12 raste janë në qytetin e Vushtrrisë, dy në Stanovc të Epërm e një në Dumnicë të Poshtme. Në qytetin e Prizrenit janë tri raste ndërsa një në fshatin Tupec. Prishtina i ka katër raste të reja, të gjitha në qytet. Një rast është në Fushë Kosovë e një në Miradi të Poshtme. Në Mamushë, Mitrovicë, Rahovec dhe në Milloshevë janë konfirmuar po ashtu nga një rast.

Deri më tani me COVID-19 janë prekur 1263 persona, kurse janë bërë 16.905 testime. 31 pacientë, që kanë pasur sëmundje shoqëruese kanë vdekur. Numri i rasteve aktive në vend është 320.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button