Filipçe foli për pushimin e lehonisë, dasmat, rritjen e numrit të infektimeve dhe mediumet gjatë epidemisë

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut në një konferencë për media sot sqaroi se pushimi i lehonisë do të vazhdojë deri më 31 korrik. Ai ndërkohë falënderoi mediat për raportimin gjatë kësaj kohe, transmeton Portalb.mk.

“Pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 korrik, ndërsa skriningu i kopshteve ende po zgjatë, por do të përfundojë për një kohë të shkurtër”, sqaroi Filipçe.

Ministri sqaroi se çdo reagim i nxituar i tij ose  i anëtarëve të Komisionit janë të paqëllimshme.

“Kam thënë edhe më parë  se tërë këtë proces e udhëheqim  në partneritet me mediumet dhe në atë kuptim  edhe sistemin shëndetësor,  mediumet, qytetarët dhe institucionet të cilat duhet  të kryejnë kontroll dhe sanksionim  janë së bashku. Të gjithë jemi në këtë luftë, secili e ka  pjesën e tij dhe rolin e tij. Ne nuk mund ta dërgojmë porosinë te qytetarët  të cilët janë një segment shumë i madh në këtë luftë nëse nuk janë mediumet. Dua t’i falënderoj  të gjitha mediumet për sjelljen korrekte  në të gjithë këtë periudhë  të kaluar”, tha Filipçe.

Organizimin e dasmave me shumë mysafir, ministri e vlerësoi si një mundësi për vatër të re të infeksionit

“Një analizë e detajuar për klaster të ri potencial, ajo që dimë deri më tani, është vetëm nga një dasmë e cila ka numëruar njëqind njerëz në kushte shtëpie, në periudhën kur ajo ishte e ndaluar. Tani këtu për fat të keq kemi pozitivë, të infektuar. Këto ditë intensivisht do të bëhen sondazhet e mysafirëve”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi gjithashtu se për çështje sigurie, fillimisht nuk është lejuar vizita e mediave te pacientët në hapësirat e institucioneve shëndetësore.

“Të gjitha masat të cilat i kemi propozuar deri tek Qeveria u mbështetën dhe u argumentuan me shumë parametra në bazë ditore dhe në ato analiza të cilat bëhen për një periudhë prej dy javësh. Kështu bëhet edhe lakorja e transmetimit dhe analizat dhe vlerësimet se si do të zhvillohen më tutje numrat. Çdoherë ka një faktor që nuk mund të parashihet, dhe ajo ishte kjo që po ndodh tani, gjegjësisht mosrespektimi i masave në kuadër të disa ngjarjeve”, sqaroi Filipçe, duke vlerësuar se nuk është fajtor për rritjen e numrit të të infektuarve, se gjithë masat që I ka propozuar qeverisë janë bazuar në argument.

Gjithashtu edhe Zharko Karaxhovski, kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse në konferencën e sotme vlerësoi se mosrespektimi i masave ishte shkaktari për rritjen e numrit të të infektuarve.

“Na u kthyen si boomerang tubimet përgjatë iftareve në muajin e Ramazanit dhe përgjatë Bajramit”, tha Karaxhovski, transmeton TV21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button