Si të trajtoni në shtëpi flokët e thatë e të dëmtuar

Ndër tipet e flokëve, ata të thatët duket se janë me kapriçozët.

Në të shumtën e rasteve nuk qëndrojnë si duhet dhe krijojnë probleme me skalpin e kokës siç janë kruarjet apo zbokthi.

Në mirëqenien e flokëve në përgjithësi, por sidomos tek ata të thatët, ndikojnë shumë edhe kushtet atmosferike.

Pra ndryshime dhe vështirësi në mirëmbajtjen e tyre do të shikoni edhe kur është shumë ftohtë edhe kur dielli është shumë i fortë.

Për çdo rast AgroWeb ju këshillon të përdorni një trajtim fare të thjeshtë e natyral që i jep shëndet flokëve tuaj.

Kështu do të arrini të keni flokë të hidratuar, të butë dhe plot shkëlqim në mënyrë natyrale e pa shpenzime të mëdha.

Ndiqeni atë hap pas hapi më poshtë dhe filloni nga përgatitja e maskës.

Përbërësit

1 lugë çaji mjaltë

1 vezë

1 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjes e kësaj maske kini parasysh që fillimisht duhet të llogarisni masat e sakta për flokët tuaj.

Në artikullin tonë kjo sasi është e përshtatëshme për flokë me gjatësi mesatare deri poshtë supeve.

Në varësi të flokëve ju mund ta pakësoni ose dyfishoni sasinë e përbërësve.

Pasi të keni bërë këtë merrni një enë të vogël dhe shtoni përbërësit një nga një, duke përzier në mënyrë qe të krijohet një masë e trashë dhe kompakte.

Lyeni flokët në pjesët ku i ndjeni më të thatë ose përgjatë gjithë gjatësisë dhe lëreni për 30-40 minuta të veprojë mbi to.

Kur koha të ketë mbaruar lani kokën me shampo dhe ujë si zakonisht.

Në fund të trajtimit do ta ndjeni butësinë dhe hidratimin e flokëve tuaj.

Këtë maskë natyrale mundohuni ta bëni të paktën një herë në javë për të pasur rezultate që zgjasin sa më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button