Ramkovski dhe të akuzuarit në “Merimangën” para Apelit

Gjykata e Apelit sot do të vendos për ankesën e mbrojtjes së ish-pronarit të televizionit A1 dhe të akuzuarve tjerë në rastin “Merimanga”.

Në procesin gjyqësor “Merimanga” u akuzuan 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” për fshehje tatami, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve.

Më 14 mars Velia Ramkovski u dënua me 13 vjet burg, ndërsa të tjerët u dënuan me nga dy deri në shtatë vjet burg. 

Në fjalët përmbyllëse Ramkovski tha se kundër tij zhvillohet proces politik dhe se është dënuar para se të fillojë gjykimi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button