fbpx

VV-ja pret që këtë javë të mblidhen nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve që kërkojnë zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje, pret që peticionin përmes të cilit po kërkohen zgjedhje të reja, ta nënshkruajnë 200 mijë veta këtë javë, transmeton Koha.net.

VV-ja përmes një postimi në Facebook, ku ka paraqitur vizitat e kreut të saj, Albin Kurti, bërë pikave ku po mblidhen nënshkrimet, ka thënë se deri më tash peticionin e kanë nënshkruar 150 mijë qytetarë.

“Nënshkrimi i peticionit po vazhdon nëpër të gjitha qytetet. Mbrëmë kaloi numrin 150 mijë dhe besojmë se këtë javë do ta kalojë numrin 200 mijë. Qytetarët janë të bindur se e vetmja mënyrë për ta rikthyer një qeverisje legjitime në vend është përmes zgjedhjeve të lira që duhet të organizohen sa më parë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV-ja po bënë dy peticione njëherësh, një online dhe një duke mbledhur nënshkrimet nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e ka quajtur jolegjitime Qeverinë Hoti, e cila u votua në Kuvend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close