Nuk u zgjidhën rastet kundër Gruevskit, Mijallkovit, Jankuloskës, nuk hetohet pushteti, qytetarët humbën besimin te gjyqësori

Me 79 përqind mosbesim të qytetarëve të anketuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), gjyqësori deri më tani ka rënë në nivelin rekord të ulët në vlerësimin e qytetarëve për punën e tij. Sipas të njëjtit sondazh, të publikuar javën e kaluar, përveç Maqedonisë, nuk ka asnjë vend në rajon me besim kaq të ulët në gjyqësor dhe prokurori, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Rreth 50 përqind e të anketuarve thanë se nuk besojnë aspak në gjyqësi. Vetëm 3% e tyre i besojnë plotësisht. Të njëjtat rezultate, por nga të anketuarit e ndryshëm, erdhën nga një studim i Institutit Nacional Demokratik (IND) në prill.

Disa nga gjyqtarët, të cilët i kontaktuam për vlerësimin e besimit, i cili shkon drejt zeros, thonë se nuk janë aq të befasuar, “duke marrë parasysh nivelin e kompetencës së qytetarëve, të cilët nuk besojnë se koronavirusi ekziston”. Të tjerë thonë se kjo është turp për ta dhe se duhet të përvjelin mangët urgjentisht dhe të punojnë, ose të pastrohen radhët nga ata që janë të lodhur ose të korruptuar në profesion.

Se qytetarët nuk janë jo kompetentë dhe zhgënjimi i tyre është plotësisht i justifikuar tregon rezultati i gjykimeve të çështjeve për të cilat ata janë më së shumti të interesuar:

Çështja “Tank”. I dënuari Nikolla Gruevski u arratis derisa korrieri i gjykatës i ka ra ziles njëqind herë dhe priti që fundjava të kalonte, sepse e shtuna dhe e diela janë ditë jo pune, për të vazhduar t’i binte ziles për t’ia dorëzuar ftesën për burg, derisa Ministria e Brendshme kishte vërejtur se ai kishte dalë jashtë shtetit. Por edhe i arratisur, u. d. Kryetari i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani më tepër se një vit nuk e vë në rend të ditës rastin e tij për ankesë për mjet juridik të jashtëzakonshëm dhe nuk tregon përse.

Situata e njëjtë është edhe me të dënuarën e dytë, Gordana Jankulloska. Gjykata Supreme rreth një viti më parë tha që nuk shkon në burg, për shkak se ka fëmijë të vogël, mirëpo as rastin e saj nuk e vë në vendimmarrje dhe nuk tregon as arsye, as deri kur.

Rasti “TNT”. Gjykimi kundër Mile Janakieskit dhe Toni Trajkovskit dhe të tjerë, fillimisht u zvarrit dy vite dhe para fjalëve përfundimtare të dy gjyqtarëve u ndodhën keqpërdorime nga të pandehurit me të cilat ata nuk mund të ballafaqoheshin. E akuzuara bëri një marifet me ndërrim të avokatit i cili kërkonte përkthim në gjuhë shqipe të tërë lëndës, pohonte që është sëmurë psikik dhe ashtu ata e kanë shtyrë deri në ditën për pensionim të anëtares së porotës. Gjykimi është të premten.

Rasti “Shuplaka në Qendër”. Ka filluar nga viti 2016, nuk ka lajm se gjykimi do të mbaron. Gruevski, Janakieski dhe tetë të pandehur të tjerë për dhunë dhe porosi, opinioni çuditet përse nuk mund të përfundojë proces gjyqësor për raste dhune që i kemi parë në televizion.

Rasti “Trajektorja” për autostradat kineze filloi më 6.12.2017, nuk dihet kur do të përfundojë. Në ndërkohë, Gruevski iu vjetrua vepra.

Rasti “Torturë” kundër Sasho Mijallkovit dhe alfave të MPB-së, gjithashtu nuk kishte prioritet në Gjykatën Themelore Penale. Pas gjykimit pothuaj dyvjeçar, para fundit, një anëtarë i porotës gjeti punë dhe si “TNT”, u kthye krejt në fillim.

Rasti “Fortesa-Target” është për skandalin më të madh nga ekzistimi i Maqedonisë demokratike bashkëkohore, në lidhje me shkeljen masive të lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky gjykim nuk është as në gjysmë të procesit të vet, ndërsa ka filluar 2018.

Njëjtë është me “Titanik” për parregullsi zgjedhore, “Talir” që tërë vitin vetëm është prolonguar. Rasti kundër Elizabeta Kançeska-Milevska, mashtrimi tatimor i Dragan Pavloviq-Llatas, “Sonçev grad” i Mile Janakieskit…Përveç “Talir” për pastrim parash nga ana e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve nga udhëheqësia partiake dhe “Dhunë dhe shuplaka në Qendër” që është më e vjetra, të gjitha janë pas akuzave të ngritura nga PSP-ja që në qershor të vitit 2017.

Muajin e kaluar OSBE, në raportin e tretë dhe të katërt për rastet e PSP-së krahas vërejtjes që Gjykata Themelore Penale është duke u ballafaquar lehtë vetëm me rastet me numër të vogël funksionarësh të akuzuar, kishte edhe kritika për numrin e madh të provave nga prokuroria. Në vend që për një punë të propozojë numër më të vogël provash dhe dëshmitarësh e bën të kundërtën. Megjithatë, nuk harroi të sugjerojë edhe në ligjin, megjithëse, fjalën e fundit ia jep gjykatësit, përkatësisht gjyqit, të cilët janë filtri në procedurë. Gjyqi e ka fuqinë të përzgjedhë prova nëse ka më shumë, kurse jo në mënyrë pasive të pranojë gjithçka që do të propozojë prokurori, i cili nuk është i sigurt cilat prova konkretisht do ta bindin gjyqin.

Menaxhimi me porotën, shkaku i të cilëve gjykimet kthehen nga e para, është punë e kryetarëve të gjykatave.

Edhe një rast, që nuk është i PSP-së dhe nuk është kundër ish funksionarëve të lartë të pushtetit, është aksidenti rrugor në Llaskarcë, në të cilin jetë ne kanë humbur 16 pasagjerë, që ndodhi më 13.02.2019. Gjykimi filloi më 5.09.2019. Ende është duke u mbajtur lënde për paraburgim, por është larg përfundimit.

“Llaskarcë” bazohet në prova materiale të konfirmuar nga shkencëtarë, por edhe mbrojtja e ka të lejuar ta zvarritë gjykimin sa të dëshirojë. I pandehuri, pronari i “Durmo Turs”, autobusi me parregullsi teknike i të cilit u përmbys dhe morri aq shumë jetë, është regjistruar si sponsor i BDI-së në pushtet.

Ky rast do të mbahet mend si rasti i vetëm për aksident të rëndë rrugor ku gjykimi do të zgjasë dyfish, madje edhe tre herë më gjatë nga periudha e hetimit derisa prokuroria ka arritur t’i grumbullojë provat e konfirmuara nga shkencëtarë prej Fakultetit të Makinerisë.

Në sondazhin e njëjtë qytetarët kanë shprehur besim të ulët edhe ndaj prokurorisë. Madje 73 përqind nuk kanë besim, 41 përqind aspak nuk kanë besim. Tre vitet e fundit, pas ndërrimit të pushtetit të VMRO-DPMNEsë, Prokuroria për krim të organizuar nuk ka ngritur akuzë kundër ndonjë funksionari të lartë. Qytetarët pyesin nëse është e mundur në shtet të mos ketë krim në pushtet, për shkak se utopi e tillë nuk ekziston askund.

Hetimet e mëdha financiare të cilat kaluan aty pas mbylljes së PSP-së, nuk kanë lëvizur nga pika zero.

Nga të ashtuquajturat “xhaketa të bardha”, kjo prokurori e akuzoi vetëm prokuroren speciale Katica Janeva. Këtë rast, Gjykata Penale e ka udhëhequr relativisht shpejtë, pa ngecje. Aktgjykimi është më 18 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button