Karantina në Evropë uli shkallën e infektimit me koronavirus në 81 për qind

Karantina ka pasur një rol dramatik në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit në Evropë.

Sipas të dhënave të publikuara nga një studim i realizuar së fundmi, rezulton se karantina ka ndaluar rreth 3.1 milion vdekje që nga fillimi i majit, transmeton ABC.

Modeluesit e epidemive në Imperial College London thanë se karantina uli numrin mesatar të personave që janë infektuar nga personat e sëmurë me 81 për qind. Po ashtu, karantina ka ulur numrin e “riprodhimit” të epidemisë (R) nën 1 në të gjitha vendet e vëzhguara.

Kur R-ja është më e vogël se 1, epidemia është në ulje, pasi mesatarisht, çdo person i infektuar e kalon sëmundjen në më pak se një person.

Ndërsa shumë vende të botës lehtësojnë masat kufizuese, tashmë shkencëtarët po e vëzhgojnë R-në me imtësi; nëse rritet dhe vazhdon të mbesë mbi 1, epidemia do të rritet në mënyrë eksponenciale.

Ekipi nga Imperial morën të dhëna rreth vdekjeve Covid-19, në 11 vende evropiane duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Francën dhe Gjermaninë. Karantina, në fund të marsit, uli numrin e riprodhimit të epidemisë në Britaninë e Madhe nga 3.8 në 0.63.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button