BeH, 521 raste aktive me COVID-19

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) 521 persona janë të prekur në mënyrë aktive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Çështjeve Civile të BeH-së, të publikuar sot, deri më tani numri i rasteve me COVID-19 arrin në 2.704 nga të cilët 160 kanë vdekur. Ndërkohë 2.023 janë shëruar dhe janë testuar 71.820 qytetarë.

Në entitetin e Federatës së BeH-së, nga 40.620 të testuar pozitiv ndaj virusit kanë qenë 1.160 persona. Kanë vdekur 39, ndërsa janë shëruar 950 persona.

Në entitetin e Republikës Sërpska janë infektuar 1.524 persona, në mesin e 30.356 të testuarve. Janë regjistruar 117 raste të vdekjes ndërsa janë shëruar 1.057 persona.

Në distriktin Bërçko pozitiv me COVID-19 janë 20 persona. Katër persona kanë vdekur ndërsa 16 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button