Multikulturalizmi në RMV, si parim kryesor i BE-së dhe mjet esencial për bashkëjetesë

Paqja dhe tolerance janë dy nga parimet më kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shtetet të cilat synojnë anëtarësimin në familjen evropiane duhet patjetër të respektojnë parimet e kësaj të fundit. Në 4 vitet e fundit në RMV janë denoncuar 286 raste të shprehjes së gjuhës së urrejtjes në bazë etnike. Sa prezentë janë këto barriera të cilat pamundësojnë multikulturalizmin në vendin tonë, biseduam me aktivistin Blerim Salihi dhe avokaten në Qendrën Evropiane për të drejtat e romëve, Senada Sali, shkruan Portalb.mk.

Statistikat të cilat i siguruam nga faqja zyrtare e Komitetit të Helsinkit tregojnë se vetëm gjatë 4 viteve të fundit, janë denoncuar gjithsej 286 raste në Maqedoninë e Veriut të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në për shkak të përkatësisë etnike.

Adisa Letibi dhe Elena Gjorgovska.
Adisa Letibi dhe Elena Gjorgovska.

Adisa dhe Elena janë mike të ngushta, ata nuk kanë lejuar që diferencat në kulturë, gjuhë apo religjion të ndikojnë negativisht në shoqërinë e tyre, përkundrazi, sipas Adisës kjo e fundit përbën përparësi për shkak se të shtyn të mësosh kultura të reja.

“Unë jam e rrethuar me shoqëri të kulturave dhe etnive të ndryshme, kjo nuk përbën problem për mua. Me Elenën jemi shoqe ngushta, jemi munduar të përshtatemi dhe sigurisht mbështetemi te njëra tjetra. Përveç përparësive, nuk shoh asnjë të keqe te shoqërimi me njerëz të etnive dhe kulturave tjera, mëson shumë” tha Adisa në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk.

Sreten Koceski, drejtor i Institutit për Zhvillim të Bashkësive.
Sreten Koceski, drejtor i Institutit për Zhvillim të Bashkësive.

Sipas Koceskit nga Instituti për Zhvillim të Bashkësisë, gjithçka që është e nevojshme në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike është respektimi i ligjit, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet apo partitë politike, të cilat sipas tij, janë fajtoret kryesore për gjendjen aktuale.

“Edhe përkundër tentativave të organizatave qytetare në kuptimin e tejkalimit të problemeve të cilat kanë karakter etnik, mendoj se mungon reagim dhe angazhimi nga ana e qeverisjes lokale dhe shtetit që të plotësojnë të gjithë ata çështjet e hapura në marrëveshjen e Ohrid, më pas të definuara me ligjin për vetëqeverisje lokale. Këtu frenuesit më të mëdhenj sipas meje janë partitë politike të cilat nuk kanë kapacitet, vizion dhe dëshirë për të ju qasur këtyre problemeve të cilat ne si organizata joqeveritare i flasim tash 15 vite. Për këto arsye më pas paraqitet diskriminimi, përfaqësim joadekuat, të cilat më pas gjenerojnë një pakënaqësi kolektive. Këtu kemi edhe një situatë paradoksale ku partitë politike, veçanërisht t të cilat deklarohen si mbrojtëse të të drejtave të minoriteteve dhe janë më të zëshmet në mediume, në nivel lokal në formë të vazhdueshme nuk i zbatojnë rregullat e marrëveshjes së ohrid, këtu mund të konkludohet se partitë politike manipulojnë me pyetjet të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike në vend. Në përditshmëri, në marrëdhëniet ndër njerëzore, komunikimi mes qytetarëve me etni të ndryshme si dhe interaksioni i tyre dhe bashkëpunimi, mund të themi se është në një nivel normal. Antagonizmi, diskriminimi dhe jo toleranca deri në një nivel të caktuar ekzistojnë, dhe kjo mund lehtësisht të vërtetohet nga rrjetet sociale ku kemi gjuhë të urrejtjes, brohoritje të papërshtatshme në ndeshjet sportiv e kështu me radhë” tha Sreten Koceski, drejtor i Institutit për Zhvillim të Bashkësisë.

Barrierat që pamundësojnë multikulturalizmin 

Disa nga pengesat të cila nuk e bëjnë të mundshëm multikulturalizmin në një shtet janë: Pabarazia, urrejtja ndër-etnike, moslejimi I shprehjes në gjuhën e tyre, diskriminimi, nënçmimi i vlerave të kulturës së grupit tjetër, shkelja e të drejtave të tyre e kështu me radhë.

Blerim Salihi, aktivist i sektorit civil.
Blerim Salihi, aktivist i sektorit civil.

Për atë se sa prezentë janë këto dukuri në shtetin tone, biseduam me aktivistin e sektorit civil, i cili vazhdimisht është marrë me projekte të cilat kanë vendosur theks të veçantë rëndësisë së raporteve të mira ndër-etnike, ai tha se ende jemi larg “tolerancës ndëretnike”.

“Gjatë gjithë̈ këtyre viteve me mbë̈shtetjen e komunitetit ndërkombëtar, shoqëria civile i ka kontribuar shumë temës, por do të ishte cinike të themi:”ia ka arritur qëllimit”, për sa kohë vlerat kulturore mes  komuniteteve të ndryshme shahen dhe nuk respektohen, e dallimet përdoren si armë lufte. Paragjykimet ndaj njëri-tjetrit vazhdojnë̈ të jenë të një̈ niveli të frikshëm. Fakti që edhe në raste fatkeqësie si kjo e pandemisë̈, kemi etiketime të ndryshme në baza etnike, tregon se duhet të punojmë̈ edhe më shumë për të arritur harmoninë̈ multietnike, sepse postulati kryesor i i multikulturalizmit është inkluziviteti, dhe kjo nënkupton se nuk duhet të nënçmohen të tjerët por të respektohen për vlerat që ata mbartin”tha Blerim Salihi.

Salihi shtoi se ajo drejt së cilës të gjithë̈ bashkë duhet të punojmë̈ fuqishëm, është të krijojmë̈ një̈ shoqëri të përbashkët, me kontribut të përbashkët ku dinjiteti, specifikat e identitetit kulturor etnik i gjithsecilit do të pranohen dhe respektohen.

Senada Sali, avokate në Qendrën Evropiane për të drejtat e Romëve.
Senada Sali, avokate në Qendrën Evropiane për të drejtat e Romëve.

Nga ana tjetër, sipas avokates në Qendrën Evropiane për të drejtat e Romëve, Senada Sali, romët në Maqedoninë e Veriut sot e kësaj dite përballen me forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit.

“Komuniteti Rom në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në të gjithë Evropën sot e kësaj dite përballen me diskriminim dhe racizëm. Racizmi dhe diskriminimi kundrejt romëve manifestohet në forma specifike, si për shembull një ndër metodat është “anticiganizmi” i cili praktikohet dhe tolerohet si nga individët ashtu edhe nga institucionet. Raste të brutalitetit policor, kthimi nga kufijtë shtetëror, të pastrehë e kështu me radhë. Realiteti i Romëve në Maqedoninë e Veriut mund të gjykohet edhe nga aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për Të Drejtat e Njeriut. Përderisa ky trajtim i romëve nuk është i rregulluar dhe sanksionuar nga ana e institucioneve dhe sistemit ashtu si duhet, padrejtësia kundrejt Romëve do të ngele dhe do të vazhdoje të tolerohet. Me këtë, nuk e shoh të arsyeshme të flasim për për shtet të së drejtës dhe të drejtat e njeriut” tha Senada Sali, avokate në “Qendrën Evropiane për të drejtat e Romëve”.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut si shtet i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet patjetër të veproje në përputhje me parimet dhe vlerat e kësaj të fundit. Evropa është ndërtuar në atë formë që në gjirin e kësaj të fundit, jetojnë disa kultura, etnitete dhe grupe të ndryshme njerëzish dhe të gjithë gëzojnë të drejtat e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button