Milan fiton kundër Reggina, shënon talenti i ri Niang (VIDEO)

Milan edhe pothuajse me formacionin e dytë arriti një fitore të bukur prej 3-0 në San Siro në përballje me Regginen e vlefshme për të kaluar më tej në Kupën e Italisë.

Pjesa e parë kishe disa raste por ishte paska lojë monotonike me posedim apsolut të topit nga Milan, por pjesa e parë përfundoi pa gola dhe skuadrat shkuan në pushim.

Rosonerët u kthyen në fushë furishëm duke mbizotruan në ndeshjen me shumë raste shënimi derisa erdhi krosimi i Emanuelson dhe me kokë i pagabueshëm fut në rrjet topin shtatlarti Yepes (51’).

Pastaj në lojë futet i shumëprituri, i riu Niang i cili tregoi se vërtet do të ketë të ardhme të madhe, me stilin e lojës dhe me forcën që tregonte vërtet ishte fantastik.

Derisa për të erdhi edhe momenti magjik, në minutën 71’ pranoi një asist përfekt nga Emanuelson dhe shënoi pa iu trembur fare syri!

Milan nuk u ndal me kaq menjëher pas dy minutash asisti i Bojan u shëndërrua në gol nga Pazzini. 
Milan 3 – 0 Reggina dhe me këtë rezultat mbaroi ndeshja dhe kalon tutje këtë fazë dhe ndeshjen tjeter do të përballet me Juventusin

Lajme të ngjashme

Back to top button