Dimova: Janë keqpërdorur 2.2 milionë euro nga programi “Erasmus+”

Rast mashtrimi dhe korrupsioni prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus plus” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të, zbuloi sot në konferencë për shtyp, Lidija Dimova, drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, njofton Portalb.mk.

“Pika qendrore e skemës janë disa persona juridik të cilët veprojnë si shoqatë kriminale”, tha Dimova, e cila ka vepruar në mënyrë që fillimisht u ka afruar të gjithë shfrytëzuesve potencial të programit “Erasmus plus”, të cilët und të jenë të gjithë institucionet, si çerdhet, shkollat, institucionet profesionale, universitetet, organizatat joqeveritare, organizatat rinore etj. U ka ofruar shërbime për shkrim të projekteve, ndërkaq më pas, pasi që projektet janë fituar nga Agjencia Nacionale, nëpërmjet procesit, të ashtu siç tha, furnizimeve publike të kurdisura, ka filluar zbatimi i tërë skemës. Siç tha ajo, shoqata kriminale, pastaj e ka punuar dokumentacionin tenderial dhe në të ka vendosur kushte të pasqaruara dhe diskriminuese që të munden vetëm ata t’i fitojnë projektet.

“Për shembull, nga operatori ekonomik kërkohet që të ketë marrëveshje të nënshkruar me organizatat partnere ku do të shkohet në mobilitet. Të rikujtoj se këto etnitete kur i kanë fituar projektet vetëm se kanë pasur marrëveshje me këto organizata, kështu që sqarimi i vetëm se pse kjo është si kusht në dokumentacionin tenderial është që të hiqet nga loja çdo konkurrencë tjetër. Pastaj, organizata e ka fituar tenderin edhe atë jo tender për ndonjë shumë të caktuar, por të tërin. Ashtu sikur e ka marrë nga Agjencia Nacionale, ashtu e ka transferuar te shoqata kriminale edhe atë duke i shkelur në mënyrë flagrante rregullat e “Erasmus plus”, tha Dimova në konferencën për shtyp, të cilën në mënyrë simbolike e ka emëruar “Piramida në Erasmus”.

Në vend që mjetet të shërbejnë për ndërtimin e kapaciteteve të shfrytëzuesve të këtij programi arsimor evropian, ato shkojnë, siç tha Dimova, në xhepat e shoqatës kriminale. Pastaj, sipas saj, tërë kohën ka ndodhur keqpërdorim i tmerrshëm i të dhënave personale, pasi që ata kanë pasur qasje të pakufizuar te të njëjtat.

“Me fjalë të tjera, ata zbatues të këtij projekti në hije. Shoqata kriminale i ka tejkaluar kufijtë në Maqedoninë e Veriut dhe tanimë ka marrë dimension evropian. Bëhet fjalë për tetë organizata në 5 shtete të ndryshme. Nëse i shihni të gjithë projektet në Maqedoni do të shihni se të gjithë shkojnë me të njëjtat mobilitete nëpër Evropë”, deklaroi Dimova.

Me zbulimin e rastit janë bërë kontrolle jashtë vendit me ndihmën e kolegëve të tyre nga agjencitë tjera nacionale për këtë program arsimor të BE-së dhe për atë veçmas Dimova i falënderoi agjencitë nga Bullgaria, Estonia, Spanja, Italia dhe Portugalia.

Ajo tha se ka edhe shumë keqpërdorime të tjera, por nuk i zbulon për arsye të hetimit. Rasti është paraqitur në Prokurorinë Publike, por edhe në Komisionin Evropian, Komisionin për Mbrojtje të Konkurrencës, ndërkaq përgatitet edhe ankesë edhe deri te Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në fund të konferencës për shtyp, drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe arsimore shtoi se “tani është shumë më e qartë se prej ku doli sulmi politik i orkestruar i VMRO-DPMNE-së kundër Agjencisë Nacionale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button