Komiteti i Helsinkit sot parashtroi padi penale kundër akademikes Katica Qulavkova

Komiteti i Helsinkit ka parashtruar padi penale ndaj akademikes Katica Qullavkova e cila gjatë një postimi të saj në Twitter, përdori gjuhë të urrejtjes, njofton Portalb.mk.

Nga ky komitet kanë thënë se, me shqetësim të madh konstaton se kriza e shkaktuar nga shfaqja e koronavirusit, këto ditë intensivisht shfaqet edhe në fushën ndëretnike.

Sipas tyre, në këtë situatë kanë kontribuar shumë faktorë: heshtja e institucioneve para vullnetit të autoriteteve fetare që vepruan në kundërshtim me të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik, funksionimin e shtetit me një qeveri teknike, mbulimin selektiv të mediave dhe prezencën masive të dezinformimeve dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes. mbi baza etnike nga figurat publike.

“Në këtë drejtim, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut paraqiti sot parashtroi padi penale kundër akademikes Katica Qulavkova për deklaratën e saj në rrjetet sociale, e cila inkurajon intolerancën midis bashkësive etnike. Tuiti i saj, “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë”, nënkupton se arsyeja e përhapjes së virusit janë marrëdhëniet ndëretnike, dhe jo mosrespektimi i përhapur i masave. Duke pasur parasysh se në vendin tonë mbizotëron gjuha e urrejtjes mbi bazën e përkatësisë etnike, përhapja dhe nxitja e një fjalimi të tillë ka një peshë të veçantë, sepse ajo çon në krime të urrejtjes, pra nxitjen e pasioneve nacionaliste. Dhe ato sipas definicionit janë shkatërruese ndaj strukturës së ndjeshme shoqërore dhe kanë potencial të dëmtojnë sigurinë kombëtare. Veçanërisht e rrezikshme është kur një fjalim i tillë përdoret nga intelektualë, politikanë, gazetarë dhe njerëz të tjerë me ndikim më të madh shoqëror”, kanë thënë nga Komiteti Helsinkit.

Akademikja Katica Qullavkova, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), ka shkaktuar zemërim në mediat sociale pasi ka postuar të shtunën një tweet (cicërimë) ku shprehte pikëpamje që janë vlerësuar nacionaliste dhe shoviniste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button