Osmani ka iniciuar takim liderësh te Pendarovski për konsensus përpara fillimit të bisedimeve me BE-në

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp tha se në ditët e ardhshme Komisioni Evropian pritet që ta publikojë draft-versionin e parë të kornizës së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pas së cilës do të bëhet harmonizimi i pozitave të BE-së, njofton Portalb.mk.

Osmani tha se tanimë ka iniciuar takim të liderëve të partive me presidentin e shtetit, me qëllim që vendi të përgatitet për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe të ndërtojë pozitë të përbashkët politike.

Përveç asaj, Omsani tha se është e nevojshme që të kthehet në tërësi funksionaliteti i trupave kuvendor: Këshilli Nacional i Eurointegrimeve dhe Komisioni për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button