Korea Veriore feston lëshimin e raketës

Mijëra ushtarë të Koresë Veriore dhe civilë janë mbledhur në qendër të Phenjanit për të festuar lëshimin e fundit të raketës me rreze të gjatë veprimi. 

Televizioni shtetëror ka treguar turmat teksa duartrokasin fjalimet e zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shtetërorë.

Tubimi vjen disa orë pasi kreu i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, ka urdhëruar lansime të tjera të raketave, pavarësisht zemërimit global me lansimin e së mërkurës.

Koreja veriore thotë se ka vendosur satelit në orbitë për kërkime paqësore, por kritikët thonë se ajo ka testuar raketë balistike, çfarë e ka të ndaluar me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button