Qeveria sllovene obligoi karantinën 14 ditore për qytetarët që kanë qenë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria sllovene publikoi se ka sjellë vendim ata të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut duhet të shkojnë në karantinë të obligueshme 14-ditore.

Ky vendim vlen për të gjithë, pa dallim nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriu apo ndonjë shteti anëtar të Bashkimit Evropian, njofton MIA.

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e rëndë. Të gjithë ata të cilët nga ky shtet do të vijnë në Slloveni, madje edhe shtetasit sllovenë, duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore”, publikoi Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë.

Karantina për sllovenët të cilët kthehen në shtëpi prej vendeve të tjera është pezulluar para tri javësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button