Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në disa vende do të jetë jostabil  me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 22 deri 30 gradë Celsius, ndërsa UV do të arrijë 7, paralajmëron Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me kushte për reshje të shkurtëra të shiut. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura ditore do të arrijë 28 gradë.

DPHM paralajmëron në ditët në vijim në orët e paradites do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button