Trump urdhëron heqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Uashington DC

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të dielën heqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Washington DC, pasi tensionet mes protestave në vend raportohet se kanë filluar të lehtësohen.

“Kam dhënë urdhër që Garda Kombëtare të fillojë procesin e tërheqjes nga Washington DC, pasi tani situata është nën kontroll”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Ata mund të kthehen sërish në qoftë se është e nevojshme”, u shpreh ai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa bëri të ditur vendimin, shumë protestues marshuan për në Shtëpinë e Bardhë, dhe sot shënohet edhe dita e 10-të e protestave në SHBA.

Ndryshe protestat e zhvilluara si pasojë e vdekjes së George Floyd nga policia amerikane, po zhvillohen në disa vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button