Mas: Gjermania dhe SHBA kanë marrëdhënie të komplikuara

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të komplikuara, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas me rastin e  njoftimit të Uashingtonit të tërheqë një pjesë të trupave  amerikan nga Gjermania.

Mas për “Buld sum Sontag” deklaroi se Berlini do të shprehë keqardhje nëse me të vërtetë vjen deri në zhvillim të tillë të ngjarjeve dhe një pjesë e trupave amerikan në Gjermani tërhiqen.

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin me trupat amerikan që zhvillohej  gjatë dekadave të fundit. Kjo është në interes për të dy shtetet”, tha Mas, transmeton Koha.mk.

Mediat britanike citojnë se Mas e pranon që ekzistojnë  dallime të caktuara në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Ne jemi partnerë të afërt në lidhjen transatlantike, por,  ajo është e komplikuar”, deklaroi shefi i Diplomacisë gjermane.

Mediat britanike shtojnë se  përfaqësuesit e  bllokut  qeveritar konservator të kancelares gjermane Angela Merkel dje e kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp të tërheqë 9.500 ushtarë amerikan nga Gjermania.

Nëse SHBA-ja  me të vërtetë tërheq një pjesë të trupave të saj, numri i ushtarëve amerikan në Gjermani do të zvogëlohet  prej 34.500 në 25.000.

Një zyrtar anonim amerikan deklaroi se plani  për tërheqje të një pjese të trupave me muaj është shqyrtuar  në Pentagon dhe nuk ka kurrfarë lidhje me tensionet  në marrëdhëniet mes presidentit Donald Tramp dhe kancelares Angela Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button