Zaev: Rreth 115 mijë qytetarë do të marrin vauçer për turizëm vendor

Rreth 115.000 qytetarë do të marrin vauçer për turizëm vendor, si pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike me qëllim të mbështetjes së turizmit, publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qytetarët të cilët i përmbushin kushtet, në postën e tyre elektronike do të marrin kod QR në vlerë prej 6.000 denarë dhe udhëzim për shfrytëzim, transmeton MIA.

“Ta përforcojmë turizmin vendor, të verojmë në vendin tonë”, ka shkruar Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button