fbpx

Hulumtim: Komunat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për shërbim inspektues efikas

Komunat në shtet nuk kanë kapacitete të mjaftueshme (njerëzore, financiare, teknike-teknologjike)  për të organizuar  shërbim  inspektues efikas në nivel lokal,  tregoi hulumtimi  për problemet e rëndësishme dhe sfidat me të cilat përballen  shërbimet inspektuese  në kompetencë të komunave,  që e zbatoi organizata joqeveritare  “Infocentar”, në suaza të projektit  “Monitoring qytetar  mbi shërbimet inspektuese në nivel lokal”, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Sipas këtij hulumtimi, nuk ka komunë  në të cilën janë plotësuar të gjitha   pozitat inspektuese të parashikuara, dhe prej atje,  në disa komuna ekziston  praktika  një inspektor të kryejë kontroll inspektues në më shumë rajone.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve dhe kapaciteteve, madje një e treta e komunave kanë lidhur marrëveshje ndërkomunale për kontroll inspektues. Këto marrëveshje në disa  komuna japin rezultate, por shpesh herë  ato ekzistojnë vetëm në letër dhe lidhen  vetëm nga aspekti formal”, qëndron në hulumtim, transmeton MIA.

Inspektorët komunal janë emëruar nga kryetari i komunës dhe atij direkt i përgjigjen. Kjo,  citojnë nga  organizata  joqeveritare paraqet rrezik  për integritetin e inspektorëve përkatësisht paraqet rrezik nga korrupsioni. Rreziku i korrupsionit shtojnë, është i madh për shkak të faktit që komunat, në të njëjtën kohë, janë edhe ofrues të shërbimeve dhe kryejnë  kontroll inspektues  mbi ato shërbime. Për atë, thuhet në kumtesë, inspektorët shpesh herë  gjenden në “rrethin e magjepsur”, të  ndikimeve  politike dhe të biznesit, nga njëra anë edhe ligjet, qytetarët dhe interesi publik, nga ana tjetër.

“Përvoja e deritanishme e  inspektorëve komunal tregon se  rregullorja ligjore sipas së cilës punojnë dhe veprojnë është i paharmonizuar, ndërsa shpesh edhe kontradiktor. Më së shpeshti inspektorët përballen me  paqartësi dhe kontradikta në rregulloren ligjore gjatë shqiptimit të masave kundërvajtëse dhe vlerës së gjobave. Komunat rurale dhe ato të vogla, sërish, konsiderojnë se ligjet të cilat kanë të bëjnë  me kontrollin inspektues duhet të specifikohen dhe atë, në pajtim me nevojat e tyre, mundësitë dhe kapacitetet të cilat dallohen  nga komunat e mëdha dhe ato urbane”, citojnë nga OJQ “Infocentar”.

Prej atje shtojnë se sipas inspektorëve komunal,  një nga problemet më të mëdha me të cilat  përballen  janë pagat e vogla dhe kompensimet, të cilat nuk përputhen me  përgjegjësinë dhe peshën e profesionit të tyre.

“Ata nuk kanë as pajisje adekuate për kontroll inspektues, automjete në terren, aparate për matjen e zhurmës, veshëmbathje mbrojtëse etj. Plotësisht, kur shkojnë në  terren  në kontroll inspektues shpesh janë ekspozuar në rreziqe të ndryshme (kërcënime, madje edhe sulme nga ato  të cilët janë  lëndë e inspektimit) dhe nuk ndjehen  të mbrojtur dhe të sigurt. Nuk kanë siguri, ndërsa disa inspektorë ankohen se institucionet kompetente  nuk reagojnë ose janë  të ngadalshme. Njëkohësisht,  për inspektorët problem në punë paraqet edhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm me institucionet shtetërore në nivel kombëtar”, thuhet në kumtesë.

Sipas hulumtimit komunat, zakonisht veprojnë pas kërkesave ose ankesave të qytetarëve  në periudhën prej një jave deri në një muaj. Arsyet më të shumta për vonesën e veprimit janë  numri i pamjaftueshëm i inspektorëve, si dhe procedurat e gjata administrative dhe ligjore gjatë kontrollit inspektues. Shumë komuna nuk mund të organizojnë kujdestari gjatë uikendeve dhe festave,  si dhe punë në turne. Pengesë shtesë për punën në ndërrime paraqesin marrëveshjet  për punë të inspektorëve me të cilët nuk është parashikuar puna në turne. Prej atje, një pjesë e inspektorëve theksojnë se  duhet të bëhen ndryshime  në marrëveshjen kolektive dhe në Ligjin për  nëpunës administrativ.

Sipas ligjit të ri për kontroll inspektues, e cila hyri në fuqi  kah fundi i vitit 2019, Këshilli inspektues  do t’u japë licenca  inspektorëve lokal. Licencimi, citojnë  do të mundësojë  specializim dhe edukim të inspektorëve dhe do ta pamundësojë praktikën, një inspektor të mundësojë më shumë fusha për kontroll inspektues. Njëkohësisht, me ndryshimet ligjore,  do të rriten pagat e  e inspektorëve lokal për 10 për qind në çdo tre vite të ardhshme, ndërsa  është parashikuar edhe sigurim i veçantë  në punë. Këto ndryshime ligjore, megjithatë nuk sjellin reforma themelore në funksionimin e shërbimeve  inspektuese komunale.

Hulumtimi është zbatuar në periudhën  nga nëntori i vitit 2019 – deri në mars 2020 dhe i ka përfshirë të gjitha komunat, si dhe Qytetin e Shkupit. Në kërkesë për qasje  te informatat  nga karakteri publik janë përgjigjur dhe dorëzuar dokumente, 84 për qind e komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button