Hasanbegu, pa drita, pa kanalizim dhe infrastrukturë (Foto)

Vendet e banuara kryesisht me shqiptarë vazhdojnë të jenë pjesë e avazit diskriminues dhe mospërfillës.

Ashtu siç flisnin banorët e Sarajit, Nigishtanit dhe shumë fshatrave të tjerë, edhe reportazhi të cilën e ka realizuar Portalb për Hasanbegun flet për një imazh të shëmtuar.

As 10 minuta nuk e ndan këtë lagje nga qendra e qytetit ndërsa infrastruktura është si në shekujt e kaluar, mungon ndriçimi rrugor… thonë banorët e kësaj ane.

‘Problemi më i madh me të cilin ballafaqohemi ne është kanali që kalon përmes lagjes tonë, është kanal tepër i madh ku derdhen ujërat e zeza të të gjithëve, asnjëherë autoritetet nuk kanë marrë përsipër ta rregullojnë këtë por vetëm e kanë pastruar sa për të thënë, me të vërtetë vie aromë e keqe, nuk durohet sidomos gjatë verës’ tha Ismail Mustafa.

‘E kemi shumë problem të vozisim asfalti është i shkatërruar, por problem tjetër tepër serioz është ai i kanalit, ky kanal kalon nëpër gjithë Hasanbeg, depërton nëpër Haraçinë dhe nëpër Belinbegovë derdhet në Lumin Vardar, bëhet fjalë për kanal të hapur rreth 10 kilometra i gjatë që paraqet rrezik për jetën e mijëra qytetarëve, pasi është i hapur erërat janë shumë të rënda, të gjithë do të kemi problem me shëndetin. Interesant është fakti se asnjëherë asnjë qeveri nuk ka marr guximin dhe nuk do ta marr asnjëherë të fus këtë kanal nën tokë, pasi kjo kushton shumë, e ata nuk duan të investojnë tek shqiptarët’ tha Kenan Ibraimi.

‘Unë si nxënëse e shkollës së mesme mendoj se është shumë vështirë kur kthehemi gjatë natës prej shkolle pasi mungojnë dritat, nuk ka ndriçim të duhur rrugor, është vështirë dhe frikë të ecim nëpër errësirë’ tha Suejla Memeti.

‘Probleme kemi shumë, janë rrugët e prishura, është kanalizimi dhe dritat, mungojnë drita nëpër lagjen tonë’ tha Samet Beluli, shitës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button