Shqipëri, 14 raste të reja me COVID-19

14 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Dhjetë prej tyre u zbuluan në Tiranë, dy në Shkodër, një në Krujë dhe një në Durrës.

“Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Klan Tv.

Shqetësues vijon të jetë numri i qytetarëve që shtrohen. Sipas ministrisë vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht atje po trajtohen 30 të prekur nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërsa dy prej tyre të intubuar.

13 qytetarë i janë shtuar listës së të shëruarve. ndërsa raste aktive vijojnë 274 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button