Moti nesër, -20 gradë Celsius dhe ngrica

Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë në -20 gradë ndërsa maksimalja e ditës do të lëviz prej -4 në 5 gradë Celsius.

Në orët e hershme të mëngjesit do të ketë paraqitje në ngricave për shkak temperaturave të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht ftohtë dhe me periudha dielli.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me ngrica në orën e para të ditës, ndërsa me diell dhe mot të ftohtë gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ditës do të ulen në minus 10 ndërsa maksimalja e ditës do të arrij në plus 2 gradë Celsius.

Për të shtunën sinoptikët parashikojnë mot pak më të ngrohtë. Në fakt temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -14 në zero gradë, ndërsa ata të ditës do të arrijnë deri në nëntë gradë Celsius, gjatë mbrëmjes të shtunën pritet reshje shiu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button