Maqedonia e Veriut në pritje të kornizës negociuese me BE-në

Korrniza negociuese ende nuk është finalizuar dhe nuk paraqet  dokument publik,  por pritet  draft-verzioni i saj shumë shpejtë,  eventualisht më 9 ose 10 qershor të publikohet, ndërsa Konferenca e parë ndërqeveritare (KNQ) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë  të mund të mbahet në këtë vjeshtë, të paktën sipas parashikimeve  të diplomatëve të Maqedonisë dhe Evropës, kompetent për proceset eurointegruese.

Dokumenti nuk do të dallohet shumë nga korrniza,  e cila është përgatitur për vendet tjera në rajon, përveç që në të do të integrohet  metodologjia e re, e cila ishte miratuar nga Këshilli Evropian.

Draft-verzionin e korrnizës negociuese, sipas zëvendëskryeministrit  për Çështje Evropiane dhe negociues politik me Unionin, Bujar Osmani mund ta presim më 9 ose 10 qershor. Ai në fillim të javës deklaroi se ajo do të ndiqet me raport të shkurtër për përparimin  në reforma.

Prejse Komisioni Evropian do ta publikojë   draft-verzionin e korrnizës negociuese,  vendet anëtare do t’i nxjerrin  pozicionet e tyre nacionale dhe në fund  bëjnë përpjekje  për të arritur deri te konsensusi, transmeton MIA.

Pres dhe shpresoj që ky propozim do të jetë neutral,  në lidhje me pozitat  e vendeve të ndryshme anëtare,  por më shumë do të themelohet në  parimet e funksionimit të BE-së. Pres që prejse do të publikohet, çdo vend duke e përfshirë edhe Bullgarinë, do të përpiqet ta imponojë pozitën e tij nacionale. Por,  kordinohemi,  ne i konfirmuam pozitat tona  shtetërore,  për atë që ju dëshironi dhe cili është verzioni më i mirë. Si shtet kandidat ne jemi në pozitë të ndikojmë në korrnizën negociuese, por do të lobojmë dhe do të punojmë”, porositi Osmani.

Eurokomisari për Zgjerim Oliver Varheji, në fillim të javës paralajmëroi se  korrnizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë  duhet të publikohen në “ditët në vijim”.

Euroambasadori Samuel Zhbogar sërish  të enjten theksoi se tani për tani nuk mund  të tregojë  se çka do të përmbajë në vete korrniza negociuese,  e cila ende nuk është finalizuar, por përmendi se  ajo do të ketë strukturë të ngjashme, sikur  edhe  dokumentet e tilla për vendet tjera të rajonit.

Në lidhje me mundësinë me të të përfshihen  edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë, Zhbogar potencoi se  marrëdhëniet e mira fqinjësore janë  element i rëndësishëm nga procesi i zgjerimit.

“Kjo konfirmohet edhe nga një pjesë e vendimit të Këshillit Evropian në mars. Nevoja e vazhdimit me zbatimin e marrëveshjeve të arritura me fqinjët dhe  zhvillimi i përhershëm  i marrëdhënieve të mira fqinjësore  gjithsesi që do të adresohet  në korrnizën negociuese”, deklaroi Zhbogar.

Ai theksoi se eurokomisari për Zgjerim Varheji ka konfirmuar se korrniza negociuese do të publikohet  në qershor dhe beson se ende qëndron në këtë datë.

Ministri gjerman për Çështje Evropiane Mihael Rot në konferencë  në Qendrën Politike Evropiane këtë javë shfaqi shpresë se Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet  në vjeshtë.

Konferenca ndërqeveritare e emëron de fakto fillimin e negociatave për  anëtarësim me Unionin dhe hapje të kapitullit të parë.

“Unë isha shumë i pakënaqur  që disa vende anëtare  të BE-së me reputacion e nënvlerësojnë rolin e Ballkanit Perëndimor  në paqen dhe stabilitetin e Evropës, Interesi ynë i përbashkët është ta  stabilizojmë  Ballkanin Perëndimor”, tha ministri gjerman  për Evropë, vendi i të cilit nga  korriku e ndërrmer kryesimin me BE-në nga Kroacia.

Maqedonia e Veriut pas 15 vitesh status të kandidatit  dhe me  mbi dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme të KE-së për hapje të  negociatave,  më 26 mars të këtij viti nga Këshilli Evropian i është dhënë dritë e gjelbërt për fillim të negociatave.

“Liderët evropian arritën marrëveshje politike për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është mirënjohje për reformat e rëndësishme të bëra  nga ana e dy vendeve të cilat treguan  vullnet të fortë politik për vazhdimin e rrugës drejt BE-së”,  publikoi atëherë në Tuiter  kryesimi kroat  me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button