Akademikja Qullavkova publikoi tweet me fjalë të urrejtjes, e fshiu disa orë më vonë

Akademikja Katica Qullavkova, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), ka shkaktuar zemërim në mediat sociale pasi ka postuar një tweet (cicërimë) ku shprehte pikëpamje që janë vlerësuar nacionaliste dhe shoviniste.

Qullavkova më 6 qershor 2020 në llogarinë e saj në Twitter postoi një tweet me tekstin ” Çmimin e bashkëjetesës po e paguajmë me jetë”, në përputhje me narrativët që përhapen nga qarqet nacionaliste dhe shoviniste në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilëve fajtorë për përhapjen e sëmundjes Covid-19 janë komunitetet etnike që nuk janë maqedonas etnikë dhe të krishterët, transmeton Meta.mk.

Regjistrimi i ekranit të tweet-it të fshirë të akademikut Katica Qullavkova, anëtare  e ASHAM.

Me “Bashkëjetesë” në përgjithësi referohet praktika shekullore të jetesës së përbashkët dhe tolerancës midis bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është në kundërshtim me praktikën e spastrimit etnik dhe gjenocidit që për shkak të valës së nacionalizmit e përjetuan disa vende të tjera të Ballkanit në luftërat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

Tweet-i  i Qullavkovës u nda 53 herë, kryesisht nga profilet anonime në Twitter që janë pjesë e “armatës së trolleve“ që e mbështet rregullisht partinë populiste të krahut të djathtë, VMRO-DPMNE.

Kjo “fermë” është pjesë e makinerisë propagandistike, pjesë e së cilës janë edhe një seri mediash me ndikim me pronësi të pjesshme hungareze, e cila këto ditë me intensitet të madh i akuzon myslimanët, posaçërisht shqiptarët etnikë dhe romët, si bartësit kryesorë të koronavirusit të ri dhe fajtorët për intensifikimin e epidemisë.

Shumë kanë reaguar jashtëzakonisht negativisht për këtë cicërimë nxitëse. Kështu, shkrimtarja e njohur Rumena Buzharovska përmes profilit të saj në Facebook deklaroi :

„”Do të ishte gjë e mrekullueshme që komuniteti akademik dhe të tjerët një herë e përgjithmonë të ndalen ta konsiderojnë këtë person për kinse intelektuale dhe t’i japin legjitimitet që të vazhdojë të përhapë urrejtje nacionaliste dhe panik”

Vizitë Twitter llogarisë së Katica Qullavkovës rreth tre orë e gjysmë pas publikimit tregon se ajo e kishte fshirë tweet-in e saj nxitës. Menjëherë pas asaj, ajo kishte postuar një tweet me tekstin: “Tweet-i është personal dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën ndëretnike të Maqedonisë”.

Deri më tani, asnjë nga institucionet akademike shtetërore, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe universitetet shtetërore, nuk kanë shprehur pikëpamjet e tyre ose të kenë iniciuar procedurë disiplinore në raste të caktuara kur anëtarë ose profesorë të tyre kanë përhapur gjuhë të urrejtjes ose dezinformata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button