Itali, 72 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë raportuar 72 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus është rritur në 33.846, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 35.887 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Itali janë zbuluar 270 raste me koronavirus, duke e çuar në 234.801 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sot janë shëruar 1.297 pacientë të tjerë dhe janë lëshuar në shtëpi, ndërsa që nga shpërthimi i koronavirusit janë shëruar gjithsej 165.078 pacientë.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 293 pacientë janë në kujdes intensiv.

Deri më tani në Itali janë kryer 4.187.057 teste të dyshuara për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button