Një i vdekur dhe 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë të shtunës ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së shtunës, ka vdekur një pacient nga Vushtrria, me inicialet G.SH, ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

“Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka njoftuar po ashtu se janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Bazuar në të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus. Ndërkaq, 31 pancientë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button