fbpx

Gruevski: Greqia e prish kredibilitetin e BE-së

E vlerësojmë atë që progresi në Maqedoni është i njohur sipas konstatimeve të Këshillit të ministrave të BE-së. Por, jemi të dëshpëruar që përsëri nuk ka vendim për datë për fillimin e negociatave të merituara inkuadruese të vendit tonë. Është e qartë se kjo paraqet mundësi të lëshuar në mënyrë esenciale të kontribuohet drejt një Ballkani më stabil dhe më prosperues.

Këto janë qëndrimet të cilat kryeministri Nikolla Gruevski i shpalosi para shefave të shteteve dhe qeverive dhe liderët e partive politike anëtare të Partive Evropiane popullore EPP, në Samitin e EPP-së në Bruksel. 

“Fqinji ynë jugor e favorizon praktikën e mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare edhe të mospërmbajtjes së obligimeve të ndërmarra. Kjo është sfidë për kredibilitetin e procesit të zgjerimit të BE-së. Përgjigja jonë është e vërtetë evropiane. Do të vazhdojmë me reformat, do të angazhohemi me të gjitha forcat për zgjerimin e paqes, besimin dhe stabilitetin e Evropës Juglindore”, tha Gruevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button