6 qershor, në RMV ka 125, e jo 79 raste me Kovid-19

Burimi: KriThink

Gara se kush i pari do t’i publikojе rastet e reja me Kovid-19, bëri që disa nga mediat të bien nga provimi i parë, pasi shkelën parimin bazë të gazetarisë: media duhet të publikojë informacione të verifikuara. Nga provimi sot nuk ranë vetëm disa media të vendit, por edhe të rajonit.

Linku original i artikullit: “79 raste të reja me Kovid-19 dhe 2 të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut” 

Data e publikimit: 22.05.2020

Data e recensimit: 24.05.2020

Recensuese: Fatbardha Curri

“79 raste të reja me Kovid-19 dhe 2 të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut” është titulli që përshkoi dhjetëra mediat të vendit dhe rajonit.

Por për fat të keq, ky informacion nuk u gjend në asnjërën prej faqeve dhe kanaleve të komunikimit të institucioneve shtetërore relevante për të shpërndarë këtë informacion, e ky institucion është Ministria e Shëndetësisë.

Foto 1

Dhe derisa shpërndahej informacioni si i pa verifikuar, vijoi reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ftoi mediat që të mos vrapojnë pas ekskluzivitetit dhe të mos të publikojnë statistika para se t’i publikojë të njëjtat Ministria.

Foto 2

Pas kësaj arriti njoftimi zyrtar i Ministrisë dhe sipas të dhënave që erdhën prej atje, doli që informacioni se “kemi 79 raste të reja dhe 2 të vdekur” është i pavërtetë.

Sipas të dhënave të ministrisë, më 6 Qershor kemi 125 raste të reja me të infektuar dhe 2 viktima.

Foto 3

Pas kësaj, disa nga mediat informacionin e korrigjuan duke e paraqitur sikur “përditësim të të dhënave nga Ministria”, ndërkohë që Ministria publikoi vetëm një palë të dhëna të cilat nuk u përditësuan.

Foto 4
Foto 5

Kemi njoftuar edhe më herët, por po e përsërisim: institucioni më relevant për të publikuar të dhënat për Kovid-19 është Ministria e Shëndetësisë. Në këtë situatë, edhe nëse në media shihni ndonjë informacion të tillë, kontrolloni nëse i njëjti është publikuar në kanalet e Ministrisë së Shëndetësisë.

E kanalet e Ministrisë i keni gjithandej:
Në Facebook KËTU dhe KËTU
NË Twitter KËTU dhe KËTU.

Ndërkohë që gjithçka që mund të lidhet me virusin korona, ka edhe faqe të veçantë: koronavirus.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button