Spanjë, në 24 orët e fundit vetëm një person ka ndërruar jetë nga virusi korona

Në 24 orët e fundit në Spanjë është raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është 27.135, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se në shtatë ditët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur 67 persona, me numrin më të madh të vdekjeve në Madrid (24), Castilla (16), Leon (16) dhe Asturias (11).

Ministria tha se sipas testeve të kryera për COVID-19 të realizuar në bazë të metodës PCR, në 24 orët e fundit janë zbuluar 164 raste të konfirmuara, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 240.310.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button