fbpx

Çekia ka larguar dy diplomatë rusë për shpërndaje të dezinformatave

Qeveria e Çekisë i ka përzënë dy diplomatë nga Ambasada e Rusisë në Pragë për shkak të shpërndarjes së dezinformatave për një konspiracion të shpikur që të vriten politikanët lokalë, njofton  Aktualne.cz, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryeministrit çek, Andrej Babish, të dhënë në konferencë për media në Pragë më 5 qershor, arsyeja e largimit të diplomatëve është se kanë shpërndarë lajme të rrejshme për një konspiracion të shpikur rus që të vriten krerë komunash të Çekisë.

Babish ka deklaruar se tërë rasti është si pasojë e intrigave të tyre mes të punësuarve në Ambasadën e Rusisë. Paraprakisht, njëri prej tyre me shërbimin sekret çek ka shpërndarë një informacion se një diplomat tjetër ka dërguar një valixhe me helm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button