Në Sibir temperaturat arrijnë deri në -48 gradë

Pjesa siberiane e Rusisë është kapluar nga temperatura shumë të ulta, të cilat kanë arritur madje deri në minus 48 gradë Celsius.

Në vendet e quajtura Omsk, Tomsk, Kemerov dhe Novosibirsk janë regjistruar -43 gradë Celsius. Shkollat në Novosibirsk janë mbyllur, ndërsa për shkak të dëmtimit të disa gypave të ujit, 1.500 banorë janë pa ujë të ngrohtë.

Për shkak të këtyre temperaturave, si dhe për shkak të mjegullës, komunikacioni është vështirësuar, ndërsa pamshmëria është zvogëluar deri në 200 metra.
Meteorologët prognozojnë sekëto temperatura do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button