Filipçe: Mediat duhet të ndalojnë me spekulimet për numrin e pacientëve e të sëmurëve nga Kovid -19

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, iu drejtua mediave që të ndalojë publikimin e statistikave ditore të situatës me Kovid-19 para se ato të shpallen zyrtarisht nga institucionet kompetente. Ai thotë se këto ditë shpesh bëhet herët në mëngjes dhe pothuajse gjithmonë publikohen informacione të pasakta për numrin e pacientëve të rinj, njofton Portalb.mk.

“Që nga fillimi i kësaj krize, unë personalisht dhe i gjithë ekipi im për marrëdhënie me publikun jemi partneri juaj. Tashmë 100 e informojmë publikun në kohë, saktë dhe në mënyrë transparente. I njoftojmë të gjitha detajet në lidhje personat e sëmurë rishtazi me kovid-19, krejt me qëllim që media të ketë një informacion të saktë. Edhe një herë, i lus mediat të ndalojnë me përhapjen e informacioneve spekulative dhe të pa verifikuara për numrin e personave të infektuar me kovid-19. I lus që të ruajnë rolin dhe detyrën e tyre para publikut për raportime në kohë, të sakta dhe të verifikuara”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Ai thotë se është e pashembullt në një situatë kur kemi pacientë të ri çdo ditë, të bëhen spekulime me të dhëna pikërisht nga ata që duhet të japin informacione të sakta për publikun.

“Ashtu po shkaktohet konfuzion midis popullatës dhe mosbesim në institucione dhe unë sinqerisht besoj se ky nuk është qëllimi.” Shpallja e numrit të të sapo infektuarve me kovid-19 nga media nuk guxon të bëhet garë për ekskluzivitet, sepse bëhet fjalë për informacion të ndjeshëm në lidhje me shëndetin dhe jetën e qytetarëve. “Publikimi i informacioneve të tilla të pa verifikuar është edhe më i pakuptueshëm sepse Ministria e shëndetësisë i boton rregullisht të gjitha informacionet dhe nëse ka ndryshime disa herë në ditë”, thotë Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button