Mineapolisi ndalon përdorimin nga policia të kapjes nga fyti

Qyteti i Mineapolisit, në shtetin e Minesotës ra dakord të premten që të ndalojë përdorimin nga policia të kapjes nga fyti, pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq ndërsa ishte i ndaluar nga policia, duke shkaktuar protesta që vazhdojnë prej dy javësh në gjithë Amerikën.

Negociatorët e bashkisë ranë dakord me shtetit e Minesotës që ta ndalojnë një taktikë të tillë dhe që t’i kërkojnë policisë të ndërhyjë dhe të raportojë çdo përdorim të paautorizuar force nga oficerë të tjerë, transmeton MIA.

Këshilli Bashkiak i qytetit e miratoi njëzëri marrëveshjen, pasi Departamenti i të Drejtave të Njeriut i Minesotës filloi një hetim për të drejtat civile këtë javë në përgjigje të vdekjes së George Floyd-it.

Floyd vdiq më 25 maj, pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për mbi tetë minuta, ndërsa Floyd thoshte se nuk merrte dot frymë, e fundit në një sërë vdekjesh afrikano-amerikanësh në konfrontime ose pas konfrontimit me policinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button