Roma dëshiron ta huazojë Nanin

Menaxheri i Romës, Zdenek Zeman, ka nevojë të përforcohet me një anësor gjatë afatit kalimtar të janarit dhe si duket portugezi i Djajve të Kuq, Luis Nani, është zgjedhja e duhur për të.

Roma po e shqyrton mundësinë që ta huazojë Nanin për gjashtë muaj, me mundësi blerje në fund të sezonit. Flitet se agjentët e Romës kanë filluar bisedimet me vëllanë e Nanit rreth interesimit të tij për një kalim të mundshëm në Olimpico.

Nani ka bërë më shumë se 200 paraqitje për Manchester Unitedin që nga viti 2007, por këtë sezon ai ka hasur në vështirësi për të zënë vend në 11-shën startuese.

Si do që të jetë, Roma do ta ketë të vështirë për ta transferuar këtë lojtar për shkak të pagës që ai e merr te United. Nëse ai do të vinte te Roma, do të duhej të pranonte një pagë më të ulët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button