Trump udhëzon tërheqjen e një pjesë të ushtarëve amerikanë në Gjermani

Pretendohet se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka udhëzuar Pentagon-it tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikanë me detyrë të përhershme në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës amerikane Wall Street Journal të bazuar në burimet e Shtëpisë së Bardhë, urdhëresa e nënshkruar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, është urdhëruar që limiti i sipërm i numrit të ushtarëve amerikanë në Gjermani të ulet në 25.000.

Me këtë urdhër nga gjermania ku shërbejnë 34.500 ushtarë do të tërhiqen 9.500 ushtarë.

Sipas planifikimit aktual të SHBA-ve, në Gjermani mund të vendosej deri në 52.000 ushtarë.

Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me temën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button